
Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi, nëse Moska ndërpret goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, tha presidenti Volodymyr Zelensky.
Ai në një postim në rrjetin social X, ka shkruar se çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke.
“Ukraina do të jetë e gatshme të ndërpresë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Rusia ndalon goditjet ndaj infrastrukturës sonë energjetike. Çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e mbështetur nga garanci konkrete”, u shpreh Zelensky.
Zelensky akuzoi Rusinë si përgjegjëse për luftën në Evropë, duke theksuar se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të ndalen menjëherë nëse Moska zyrtare vendos ta bëjë këtë.