
Mediat serbe raportojnë se Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, do të vizitojë nesër Serbinë.
Mediat Serbe raportojnë se Escobar do të vizitojë të mërkurën Beogradin dhe do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ende nuk janë dhënë detaje të tjera për vizitën e Escobarit por ajo që dihet është se Escobar shkon në Beograd vetëm një ditë pasi i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, përfundon vizitën e tij dyditore në Serbi.
Si dhe nuk dihet se nëse Escobar do të vizitojë edhe Kosovën.
Ndryshe, të shtunën, më 18 mars, Vuçiq do të takohet sërish me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Ohër të Maqedonisë Veriore.