Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpooli shpreson në mrekulli kundër Real Madridit

Gazeta10
15 March 2023 - 10:33

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Real Madridit dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ës së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë që u zhvillua në “Anfield Road” përfundoi me fitore bindëse të Realit me shifrat 5:2, dhe Liverpooli tani shpreson në mrekulli, për ta eliminuar kampionin evropian nga gara, raporton KosovaPress.

Në pesë ndeshjet e fundit, formë më të mirë ka skuadra e Realit, e cila ka regjistruar tre fitore, dy barazime dhe një humbje, krahas Liverpoolit që ka tre fitore, një barazim dhe dy humbje.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë problem me mungesa të lojtarëve, ku për Realin nuk do të paraqitet Alaba, kurse te Liverpooli mungojnë Bajcetic, Diaz, Henderson, Ramsay, Thiago dhe Gomez.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Modric, Tchouameni, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius Jr

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Milner, Elliot; Salah, Nunez, Gakpo

21:00 Real Madrid – Liverpool (Stadiumi Santiago Bernabeu)

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.