Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kollçaku reagon pas shkarkimit të vëllait nga Ministria e Drejtësisë: Kërkoj drejtësi

Gazeta10
15 March 2023 - 20:10

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit të vëllait të saj nga Ministria e Drejtësisë që udhëheqet nga Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se vëllai i saj Ilir Mulhaxha që është shkarkuar nga funksioni i Përmbaruesit Privat, nuk është pjesë e asnjë kompanie, duke thënë se ai është profesional dhe nuk ka asnjë vërejtje.

“TI ke vepruar vetëm bazuar në vendime gjyqësore, bazuar në ligjin. Ashtu siç e ke obligim TI, bazuar në profesionin që ushtron, bazuar në kompetencat që t’i ka dhënë ligji.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kujtojmë se Ilir Mulhaxha ishte supsenduar dy herë nga Ministria e Drejtësisë deri në shkarkimin e tij si përmbarues privat.

Shkrimi i saj i plotë:

E apostrofuar në postime të portaleve, e shtyer nga ngarendja e postimeve publike “zyrtare”, dhe nga fakti që heshtja nuk do të thotë pranim, por ndjekje e procedurave ligjore, me këtë rast po them:

– Ti Ilir, nuk je pjesë e asnjë kompanie. Je dikush që me profesionalizmin më të lartë, pa asnjë vërejtje, 8 vite ushtron një profesion të pavarur dhe me përgjegjësi të lartë.

Ti nuk je nënshkrues i kontratave. Nuk je TI pjesë e arbitrazheve ndërkombëtare.

Nuk ke marrë vendime TI, por Gjykatat meritore.

Nuk ke bërë TI vlerësime financiare, por eksperti i certifikuar financiar.

TI ke vepruar vetëm bazuar në vendime gjyqësore, bazuar në ligjin. Ashtu siç e ke obligim TI, bazuar në profesionin që ushtron, bazuar në kompetencat që t’i ka dhënë ligji.

Po, edhe për TY, si për të gjithë të tjerët deri tani, kërkoj #drejtësi.

JO padrejtësi të Facebook-ave.

Këtë e pres nga organet kompetente të thirrura për sjellje të drejtësisë së paanshme, për TY, si dikush që përveç ligjit, nuk ka mbështetje nga asnjë grup, politik apo i interesit.

P.s

Si deputete kam vetëm një mundësi. Kërkesen për inicim të Komisionit Hetimor Parlamentar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.