Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Borrell: BE-ja është shtëpia përfundimtare për Serbinë dhe Kosovën

Gazeta10
16 March 2023 - 10:34

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell ka shkruar se tani është koha që Serbia dhe Kosova të bien dakord për aneksin e zbatimit, i cili është pjesë integrale e Marrëveshjes dhe të ndajnë një mirëkuptim të qartë se si të zbatojnë dispozitat e tyre, raporton Gazeta10.

“BE-ja nuk është një mbajtës i thjeshtë shënimesh dhe as palë në Dialog: ne jemi dhe mbetemi lehtësues në këtë Dialog. BE-ja është shtëpia përfundimtare për Serbinë dhe Kosovën. Unë do të vazhdoj të punoj pa u lodhur drejt arritjes eventuale të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve që është e pranueshme për vendet anëtare të BE-së, është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe acquis evropiane dhe kontribuon në stabilitetin rajonal. Marrëveshja në tryezë është një hap i rëndësishëm drejt këtij objektivi”, ka deklaruar tutje Borrell.

Tutje ai ka thënë se është koha që liderët e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor të tregojnë guxim dhe të tregojnë përgjegjësi të përbashkët për suksesin e procesit të anëtarësimit në BE të rajonit.

Borrel ka shkuar që të shtunën do të takoi presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin kosovar Kurti për të rënë dakord se si të zbatohet Marrëveshja e propozuar nga BE-ja./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.