
I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sonte do të zhvillojë takim me partitë opozitare në Kosovë, kurse nesër do të takohet me Kryeministrin e Kosobës, Albin Kurti, raporton Gazeta 10.
Vizita e tij në Kosovë vjen dy ditë para takimit të radhës Kurti-Vuçiq që do të mbahet të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Escobar para nisjes për në Kosovë, sot ka zhvilluar takime në Serbi në përpjekje për të bindur palën serbe për të pranuar planin evropian. / Gazeta10/