Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pas takimit me Escobarin deklarohet AAK-ja

Gazeta10
16 March 2023 - 22:34

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sërish përmes një komunikate për media ka deklaruar haptazi se mbështesin propozimin evropian mbi normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në shkresën e tyre thuhet se ata pa asnjë mëdyshje kanë mbështetur këtë plan evropian me të cilin  sipas tyre Serbia e njeh defakto Kosovën.

“Pa asnjë mëdyshje e kemi vlerësuar se është një marrëveshje që brenda vetes ka njohjen “defakto” të shtetit të Kosovës dhe që është interes nacional i yni! I kemi dhënë mbështetje këtij projekti pa kurrfarë kalkulimi partiak apo elektoral. Prandaj përpjekja e disa individëve, apo grupimeve të caktuara që këtë qëndrim të interesit nacional e shtetëror të Aleancës, ta vendosin në mozaikun e shkurtpamësisë së tyre, s’është gjë tjetër përpos mjerimi i tyre!”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Sipas tyre Kosova duhet ta përfundojë rrugën e çlirimit dhe shtet ndërtimin bashkë me aleatët me në krye ShBA-në.

Kujtojmë se ky reagim vjen pas takimit të sotëm që opozita pati me emisarin amerikan, Gabriel Escobar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.