
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në rrugën “Mic Sokoli” në Vushtrri, raporton Gazeta10.
Si pasojë e kësaj, janë shkaktuar dëme materiale, pasi janë thyer xhamat e dy shtëpive dhe janë dëmtuar tri vetura që ndodheshin të parkuara në atë rrugë.
Rastin në Polici e ka denoncuar një qytetar, shtëpia e të cilit e ka pësuar nga shpërthimi dhe më pas njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Rr. Mic Sokoli, Vushtrri 16.03.2023 – 05:11. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se si pasojë e një shpërthimi në rrugë i janë dëmtuar/thyer xhamat e dy shtëpive dhe janë dëmtuar tri automjete. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet ne raport./Gazeta10