Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mërgim Berisha ftohet nga Gjermania

Gazeta10
17 March 2023 - 11:27

Mërgim Berisha do të luajë për Gjermaninë në ndeshjet e marsit.

Befasia më e madhe është ftesa për kosovarin pasi formës së lartë që po kalon tek Augsburg.

Selektori i kombëtares gjermane ka vendosur të freskojë listën, duke ftuar emra të rinj dhe Mërgim Berisha është njëri ndër ta.

Lajmi sapo është dhënë nga mediat gjermane, ndërsa lista e plotë pritet të publikohet pas pak.

Berisha këtë sezon me Augsburgun ka 18 paraqitje, në të cilat ka shënuar 8 gola e ka dhuruar 4 asiste.

24-vjeçari ishte në bisedime edhe me kombëtaren e Kosovës, mirëpo kjo ‘ëndërr’ përfundon me kaq, pas ftesës së “Pancerëve” për sulmuesin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.