Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti për takimin në Ohër: Të përkushtuar dhe kreativ, udhëtojmë me vullnet të mirë

Gazeta10
17 March 2023 - 14:44

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, një ditë para takimit të radhës, priti në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

U diskutua për takimin e nesërm në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin Evropian, përgaditjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim.

Ai falënderoi Escobarin për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog.

“Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.