Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sadiku: Ali Ahmeti në takim me Kryeministrin Kurti para fillimit të takimeve

Gazeta10
18 March 2023 - 9:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryetarin e BDI-së ,Ali Ahmeti, me të cilin kanë biseduar rreth takimeve të ditet së sotme.

Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e takimeve që do të zhvillohen sot në Ohër, duke filluar nga ora 10:00, ku Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak do t’i presin Kurtin e Vuçiqin në takime ndaras, para se të zhvillohet takimi trepalësh.

Siç raporton gazetari, Kushtrim Sadiku, Presidenti serb Vuçiq pritet të mbërrijë në secilin moment në Ohër pasi ai është nisur sot nga Beogradi.

Në secilin moment pritet të arrijë edhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.