Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Takimi i Ohrit, Maliqi: Ngecja vjen nga mosmarrëveshja rreth (mos)nënshkrimit të dokumentit

Gazeta10
18 March 2023 - 21:15

Analisti Agon Maliqi ka thënë në një postim në Twitter se ngecja në takimin e Ohrit lidhet me nënshkrimin e dokumentit. Sipas tij, pala kosovare po kërkon që të ketë nënshkrimin e të dyja palëve, ndërsa ajo serbe kërkon që dokumenti të jetë pa nënshkrim, por si dokument i BE-së.

Maliqi vlerëson se nëse nuk ka nënshkrim, atëherë nuk mund të quhet diçka marrëveshje. Ndërkaq, palët kanë rënë dakord për përmbajtjen e marrëveshjes, por nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje për nënshkrimin e dokumentit.

“Mbajtja në Ohër thuhet se ka të bëjë me nënshkrimet. Palët bien dakord për përmbajtjen e marrëveshjes, por Kosova dëshiron që ajo të nënshkruhet nga të dyja palët. Serbia preferon të qëndrojë si një dokument i BE-së, të cilin do ta përdorte për t’i mbajtur palët përgjegjëse. Si mund të quhet diçka marrëveshje nëse nuk është nënshkruar?” – ka shkruar Maliqi.

Kujtojmë se takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po raportohet se po vazhdon ende, megjithatë, palët kanë shkuar në pauzë dhe i kanë ndërprerë bisedimet përkohësisht.

Kështu ka mësuar Radio Evropa e Lirë në lidhje me bisedimet që nisën në orën 10:30 fillimisht ato bilaterale, e më pas në pasdite edhe ai trilateral.

Vlen të përmendet se liderët patën një pauzë edhe rreth orës 17:00 dhe nuk dihet thuajse asnjë detaj tjetër rreth takimeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.