Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbrojtja e Thaçit kundërshton transkriptet e Prokurorisë në Gjykatën Speciale

Gazeta10
14 September 2026 - 13:41

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kundërshtuar përdorimin e transkripteve nga Prokuroria në rastin që lidhet me administrimin e drejtësisë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Avokatja Sophie Menegon tha se mbrojtja i kundërshton transkriptet në tërësi, duke argumentuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk e ka përmbushur barrën e provës.

“ZPS-ja nuk e ka përmbushur barrën e provës dhe privilegjin e kundërvetëinkriminimit”, deklaroi Menegon.

Ajo theksoi se mbrojtja nuk po kundërshton vetëm pjesë të veçanta të transkripteve, por tërësinë e tyre.

“Ne kundërshtojmë transkriptet në tërësinë e tyre dhe nuk kundërshtojmë fjali të caktuara të transkripteve. Nuk pritet që tani mbrojtja të ketë barrën e provës ose që të akuzuarit të kenë barrën e provës për të vërtetuar pasaktësinë”, tha ajo.

Menegon argumentoi gjithashtu se një vendim fajësie ndaj Thaçit nuk mund të mbështetet vetëm në këto transkripte.

“Shpallja fajtor në këtë çështje nuk mund të bazohet në shkallë të gjerë vetëm në transkriptet e ZPS-së. Personat që i kanë bërë këto transkripte janë të panjohur dhe mbrojtja nuk e ka pasur mundësinë që t’i marrë në pyetje ata”, u shpreh avokatja.

Mbrojtja e Thaçit, përmes këtyre argumenteve, ka kërkuar që transkriptet të mos trajtohen si bazë e mjaftueshme për një vendim fajësie në këtë çështje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.