
Pas arritjes së dakordimit për zbatimin e aneksit të marrëveshjes nga Kurti dhe Vuçiq, ka reaguar Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila në rrjetin social facebook ka shkruar se studimet e fundit thonë se qershiat janë ushqimi i preferuar i luanit, duke aluduar kështu te Kurti pas konfirmimit të pranimit të planit të zbatimit, raporton Gazeta10.
Me këtë siç duket Çitaku ka lenë të kuptohet që Kurti ka pranuar diçka që ka kundërshtuar me vite të tëra.
Postimi i plotë: