Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ujdia e Ohrit, Krasniqi: Dështim i madh, do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë

Gazeta10
19 March 2023 - 12:32

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi  ka reaguar lidhur me marrëveshjen e dakorduar mbrëmë, apo aneksin e zbatimit të marrëveshjes që u dakordua më 27 shkurt në Bruksel.

Sipas Krasniqit marrëveshja me Serbinë, pa njohje reciproke por me Asociacionin në qendër, është dështim i madh politik e kombëtar, të cilën do ta paguajmë të gjithë dhe gjatë.

“Marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë.”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Kurti pranoi për tri javë gjithcka për të cilën tha se nuk do ta pranonte, duke shtuar se për gabimet e tij po e pëson Kosova.

“Në më pak se tri javë, Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta. Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qyetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare.”. ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.