Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Agjenti i Mohamed Salah mohon zërat për largimin nga Liverpool

Gazeta10
19 March 2023 - 20:06

Agjenti i Mohamed Salah i ka mohuar edhe një herë spekulimet se egjiptiani do të largohet nga “Anfield” gjatë merkatos verore.

Me anë të një postimi në Twitter, ai iu kundërpërgjigj një raportimi që thoshte se 30-vjeçari do të largohet në fund të sezonit dhe po synon një transferim në LaLiga.

“Nga e nxorët këtë përderisa unë dhe Mohamed nuk e kemi diskutuar fare? Të lutem, na trego”, këto ishin fjalët e Ramy Abbas në mbrojtje të klientit të tij.

Kjo ishte hera e dytë brenda tri javëve të fundit që Abbas i mohon lajmet për largimin e Salah. Që të gjitha këto raportime ai i quan “nonsens”.

Salah ka nënshkruar kontratë të re me “The Reds” verën e kaluar që e mban atë të lidhur me klubin anglez deri në vitin 2025.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.