Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një 77-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren

Gazeta10
19 March 2023 - 22:30

Një 77-vjeçar është gjendur i vdekur në një motel në Prizren, mesditën e së dielës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi ka deklaruar se në bazë të ekzaminimeve të para nuk ka shenja dhunë në trupin e të ndjerit.

“Pak para orës 12 është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij”, tha Bytyqi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.