
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një takim para pak çastesh me ambasadorët e huaj në Kosovë.
Sipas burimeve, ata tashmë janë në ndërtesën e Qeverisë dhe takimi ka nisur.
Takimi erdhi pas marrëveshjes së arritur në Ohër, me 18 mars, ku Kosova dhe Serbia u pajtuan mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.
Gazeta 10 do t’iu mbaj të informuar për takimin.