
Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për mesfushorin brazilian, Andreas Pereira.
Siç raportojnë mediat spanjolle dhe ato angleze, 27-vjeçari është bërë objektiv i merkatos për “Blutë e Londrës”, pasi Mason Mount me shumë gjasë do largohet nga “Stamford Bridge” në fund të këtij edicioni.
Performancat e brazilianit me West Ham United kanë rënë në syrin e drejtuesve të klubit londinez.
Pereira iu bashkua ekipit të Fulham në verën e 2022-ës pasi vendosi që të largohet përfundimisht nga Manchester United.
Për të siguruar shërbimet e tij, Chelsea duhet të mposht konkurrencën e disa klubeve tjera si Atletico Madrid dhe Liverpool.