Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lëndohet Rashford, humbet dy ndeshjet e marsit me Anglinë

Gazeta10
20 March 2023 - 17:51

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford do të mungojë në dy ndeshjet e marsit për “Tre Luanët” për shkak të lëndimit.

25-vjeçari u lëndua në sfidën që Manchester United e zhvilloi ndaj Fulham në kuadër të FA Cup.

Ai u zëvendësua në minutën e 83-të të ndeshjes nga trajneri ten Hag.

Manchester United në një reagim në uebsajtin e tyre zyrtar kanë thënë se “shpresojnë që ai të jetë i gatshëm” për sfidën që “Djajtë e Kuq” e luajnë me Newcastle United pas ndeshjeve me kombëtare.

Rashford po gëzon një formë mjaft të mirë këtë edicion, teksa deri më tash ka shënuar 27 gola në të gjitha kompeticionet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.