Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala i PDK-së kritikon Qeverinë për humbjet në trust: A ka Qeveri ky vend?

Gazeta10
21 March 2023 - 9:42

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar mbi humbjet e trustit pensional të Kosovës duke shkruar se humbjet në Trust gjatë këtij muaji, janë rreth 60 milion euro.

Sipas tij situata në Trust është alarmante.

“Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milion euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit. Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro”, ka shkuar deputeti Shala, raporton Gazeta10.

Ai titje ka deklaruar se Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues dhe se rreth 3 miliard euro të Trustit janë në mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale, praktikisht nën mëshirën e askujt!

“Jo shumë larg nga tash, kur Partia Demokratike kërkonte që një pjesë e mjeteve t’iu kthehej qytetarëve, atyre që kishin kontribuar, Qeveria dhe mazhoranca me këmbëngulje refuzuan dhe votuan kundër, në emër të ruajtjes së skemave sociale për moshën e penzionimit.

Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milion euro”, ka deklaruar Shala.

Ai në fund ka pyetur se a ka Qeveri ky vend?! /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.