Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mustafa për Kanal 10: Presidentja Osmani periferike në bisedat për marëveshjen

Gazeta10
21 March 2023 - 10:10

Ish kryeministri i Kosovës Sali Mustafa në emisionin “Prime Time” në Kanal10 ka komentuar deklaratën e presidentes Osmani ku ka kritikuar Bashkimin Evropian, raporton Gazeta10.

Sipas tij presidentja e Kosovës nuk tregoi nëse marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe si do të bëhet vlerësimi i kushtetushmërisë së kësaj marrëveshje.

“Presidentja e Kosovës e ka përmend nevojën që marrëveshja të shkojë në Kuvend mirëpo ajo ska thënë asnjë fjalë vet, do të duhej që edhe presidentja të merrej me këtë çështje sepse ajo e ka rolin që të kujdeset për kushtetushërinë”, tha ai.

Ai shton se presidentja nuk ka luajtu rol në marrëveshje përveq që e ka cekur se pika shtatë e marrëveshjes do të jetë problematike, ajo ka qenë periferike në bisedat për marrëveshjen.

Rikujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar Bashkimin Evropian pasi sipas saj ata po kërkojnë ma shumë nga Kosovë se nga Serbia./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.