Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Raporti i DASH për Kosovën fakton korrupsionin serioz dhe dështimin e Kurtit

Gazeta10
21 March 2023 - 11:33

Pas publikimit të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, ka reaguar Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili ka shkruar se ky raport shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara, në njërën anë dhe, në anën tjetër, dështimin për krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta, raporton Gazeta10.

Sipas tij raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik.

“Kjo është historia e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Sipas Krasniqit me Kurtin në qeverisje dhe Martinin si simbol të saj – raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht! /Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.