
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas publikimit të Raportit të DASh-it duke shkruar se Departamenti i Shtetit të SHBA-ve në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022 ka potencuar diskrimiminim etnik të shqiptarëve në sferat jetike, raporton Gazeta10.
Sipas tij në Raportin për Serbinë, në seksionin me titull “Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik” (faqe 30-32), raporti godet ashpër Serbinë për diskriminimin e sistematik shtetërorë e institucional që, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po zbatohet ndër vite.
“Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thekson Raporti i DASH.
“Aplikimi i këtij ligji per të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative,” siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se “autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike,” përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb sikurse shefi i Shërbimit serb të intelegjencës (BIA) A. Vulin”, ka shkruar Kamberi në rrjetin social Facebook. /Gazeta10/