Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot Dita Botërore e Ujit

Gazeta10
22 March 2023 - 8:16

Dita Botërore e Ujit e cila organizohet çdo vit ne 22 Mars ka si qëllim të rrisë vëmendjen mbi rëndësinë që ka uji.Tema për këtë vit “Natyra për Ujin”, eksploron Zgjidhjet e Bazuara në Natyrë (ZBN) për sfidat me ujin me të cilat ne përballemi në shekullin e 21.

 Dëmtimi i mjedisit, së bashku me ndryshimet klimaterike po nxitin krizat që lidhen me ujërat të cilat ne i shohim në mbarë botën.

Përmbytjet, thatësirat dhe ndotja e ujit janë bërë gjithnjë e më keq nga vegjetacioni i degraduar, toka, lumenjtë dhe liqenet.

Kur ne i lëmë pas dore ekosistemet tona, ne e bëjmë më të vështirë furnizimin e të gjithëve me ujin që u nevojitet për të mbijetuar.

Ekspertët kanë vlerësuar që rreth 1.1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, ndërsa 2.5 miliardë njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-sanitare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.