
Liridon Restelica – gjatë ditës së sotme është shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”.
Vendimi për shkakrimin e tij, është marrë në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrje, transmeton Gazeta10.
Teksa, Restelica gjatë ditës kishte deklaruar se kishte dhënë dorëheqje, Kryetar i i Komunës, Përparim Rama, përmes një statusi në Facebook, deklaroi që ai është shkarkuar për keqpërdorim të detyrës.
Vendimi për shkarkimin e Liridon Restelicës është bërë publik, ku konfirmon se i njëjti është shkarkuar e nuk ka dhënë dorëheqje./Gazeta10
