Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Muja: Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë nga Serbia

Gazeta10
22 March 2023 - 13:35

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë elektrike nga Serbia, raporton Gazeta10.

Sipas tij, nga viti 2006 e deri më vitin 2021, Kosova ka importuar rrymë me vlerë prej 556 milionë eurosh nga Serbia.

“KEK-u dhe Kosova kanë krijuar një varshmëri të importit të energjisë elektrike nga Serbia që nga viti 2006 e deri më 2021 rreth 556 milionë euro janë importuar nga Serbia. Kanë qenë dy firma serbë përmes së cilave është importuar”.

Ai gjithashtu ka thënë se që nga viti 2021, Kosova më nuk importon energji elektrike nga Serbia./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.