Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Institucionet të konstituohen menjëherë, Kosova nuk duhet ta shtyjë procesin përtej 7 gushtit

Gazeta10
31 July 2026 - 12:09

Përfaqësuesi i Aleancës , Besnik Tahiri, ka adresuar shqetësimet e kësaj partie në mbledhjen me zyrtarët e subjekteve politike të Legjislaturës XI të Kuvendit.

Tahiri tha se  ka ngritur dy çështje kryesore, duke kërkuar që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më shpejt.

“E para, adresova shqetësimin e thellë dhe kërkesën që konstituimi të ndodhë menjëherë. Është e pakuptimtë që për katër muaj sa kemi qenë në këtë proces në Kuvend, gishti i është drejtuar opozitës për moskonstituimin e institucioneve, ndërsa rezultatet janë certifikuar tash e katër javë”, tha Tahiri.

Ai kritikoi edhe caktimin e datës së Seancës Konstituive më 6 gusht, duke thënë se ajo është vendosur vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues.

Sipas tij, çështja e dytë lidhet me mënyrën dhe kohën e konstituimit të plotë të institucioneve të vendit.

“Duhet të dihet se ku do të konstituohet Kuvendi dhe kur do të bëhen institucionet. Kosova nuk duhet ta shtyjë procesin e konstituimit më larg se data 7 gusht”, deklaroi Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.