Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Gazeta10
31 July 2026 - 13:02

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër Urës së Fshajt.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 11:10, një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt. Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli  mjekësor në vendin e ngjarjes”.

Ai tha se njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

“Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar”./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.