Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, e njofton mbi qëndrimet për dialogun

Gazeta10
22 Mars 2023 - 15:33

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog, raporton Gazeta10.

Sipas njoftimit të LDK-së gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut.

“Në takim u diskutua dhe për reformën zgjedhore dhe konsensusin partiak në Kosovë për këtë çështje; për kontributin e çmueshëm të LDK-së në procesin e Vetingut si dhe për zhvillimet e tjera në Kuvendin e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.