Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United fillon bisedimet me Monacon për Alex Disasin

Gazeta10
22 March 2023 - 20:05

Skuadra e Manchester United ka filluar bisedimet me ekipin e Monacos, për të transferuar në “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar veror mbrojtësin francez, Alex Disasi.

Sipas raportimeve nga Anglia, është trajneri ten Hag i cili po shtyen përpara për këtë transfer, për shkak se dëshiron që të freskojë repartin e mbrojtjes.

Mbrojtësi 25-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2025 me klubin francez, dhe mund të largohet për shumën e 44 milionë eurove.

Këtë sezon ai është paraqitur në 40 ndeshje me fanellën e Monacos, duke pasur paraqitje mjaft të mira.

Për mbrojtësin, të interesuara janë edhe disa ekipe tjera nga Anglia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.