
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se puntorët e KEK-ut nuk janë të kënaqur me pagat.
Puntorët e KEK-ut paralajmërojnë se nëse nuk ngriten pagat atëherë ata do të dalin në protestë me 3 prill, raporton Gazeta10.
Kryetari i Sindikatës Nexhat Llumnica ka thënë se kushtet e puntorëve në KEK nuk do të rregullohen asnjëherë.
“Kushtet e puntorëve të KEK-ut asnjëherë nuk mund të rregullohen edhe përkundër masave mbrojtëse që mund t’i përdorin ata, sepse vetë natyra e punës në KEK është me rrezikshmëri të madhe”, tha ai.
Llumnica tregon se ata kanë dërguar kërkesë edhe tek menaxhmenti i KEK-ut, por që nuk kanë marrë ndonjë përgjigje./Gazeta10