
Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, sonte në Prime Time me Xhemajl Rexhën ka komentuar paditë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë.
Ai ka treguar se padive ndaj këtyre dy ministrive që do të deponohen nesër, i janë bashkuar edhe disa nga komunat serbe, raporton Gazeta10.
“Ka komuna serbe që i janë bashkuar padive ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë…Komuna e Novobërdës, Kllokotit dhe Graçanicës”, ka thënë Ibrahimi.
Emisionin Prime Time mund ta ndiqni drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Kanal10 në Youtube dhe në faqen zyrtare në Facebook. /Gazeta10