Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Llapi dhe Ballkani dënohen me nga 1 mijë euro për incidentin në Podujevë

Gazeta10
23 March 2023 - 11:11

Në xhiron e 26 të Superligës së Kosovës në futboll, në ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Ballkanit të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndodhi një incident pas përfundimit të saj ku nga tifozët mysafir u demoluan ulëset e stadiumit si dhe u lëndua një zyrtar policor.

Për të gjitha këto parregullsi, Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marr vendim që t’i dënojë të dy skuadrat, raporton Gazeta10.

Dënimi që do ta paguajnë si Llapi ashtu edhe Ballkani është në shifrën prej 1 mijë eurove./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.