Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Kurti nga “Jo Negociata, Vetëvendosje”, në “Po Negociata, Vetëvendosje për serbët e Kosovës”

Gazeta10
23 March 2023 - 12:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se sot jemi dëshmitë të degradimit të procesit të dialogut.

Ai ka pyetur Kryeministrin a ka asociacion a ska, a ka Zajednicë apo ska?

“Ashtu siç tha ky mbrëmë ka asociacion sa herë që ai ka thënë që nuk ka asociacion”, tha Krasniqi.

“Kryeministri i ka pranu krejt ato që i ka premtu që nuk ka me i pranu, kapërcimin më të madh e ka ba Kurti kur ka kalu nga “Jo Negociata, Vetëvendosje, në Po Negociata,  Vetëvendosje për serbët e Kosovës”, ka thënë tutje Krasniqi.

Krasniqi ka thënë tutje se Kurti ka tradhëtuar votuesit e  militantët e tij të cilëve ju ka premtu që ska me pas asociacion e zajednicë./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.