Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sonte nis cikli kualifikues për “EURO 2024”

Gazeta10
23 March 2023 - 15:38

Gjatë ditës së enjte do të nis kampanja kualifikuese për kampionatin evropian, i cili do të mbahet në Gjermani gjatë vitit 2024.

Në programin e ditës së sotme është parparë të zhvillohen 8 ndeshje, me vëmendjen kryesore në sfidën  Itali – Angli, që zhvillohet nga ora 20:45.

Hera e fundit që këto dy kombëtare u përballën ishte në dhjetor të vitit 2022, me ndeshjen që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve, me “Azzurët” që dolën fitues me golin e Raspadorit.

Anglia dhe Italia janë përballur 30 herë në historinë e tyre: Italia ka 13 fitore, Anglia ka 8 sosh, ndërsa 9 ndeshje tjera kanë përfunduar baraz.

Ndeshje tjetër interesante do të luhet edhe në Gadishullin Iberik, ku Portugalia është nikoqire e Lihtenshtajnit.

Skuadra portugeze zhvillon ndeshjen e parë nën urdhërat e trajnerit spanjoll, Roberto Martinez, i cili u caktua si trajner i Portugalisë në janar të këtij viti.

Ndeshjet tjera që luhen sonte janë: Maqedoni e Veriut – Malta, Kazakistan – Slloveni, Danimarkë – Finlandë, San Marino – Irlandë Veriore, Bosnia & Hercegovina – Islandë dhe Sllovaki – Luksemburg.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.