Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madrid vihet pas Erling Haaland

Gazeta10
23 March 2023 - 16:21

Skuadra e Real Madridit është vënë në kërkim të një sulmuesi të ri. Erling Haaland është një opsion në taborin madrilen, dhe “Los Blancos” synojnë nënshkrimin me të në fund të këtij edicioni.

Sipas raportimeve nga Spanja,  norvegjezi ka një klauzolë të përfshirë në kontratën e tij me Manchester Cityn, që e lejon atë të largohet në vitin 2024 për shumën e 220 milionë eurove.

Lëndimet e shpeshta të Karim Benzemas këtë sezon, kanë bërë që drejtuesit e “Los Blancos” të mendojnë për të përforcuar pozitën e numrit ‘nëntë’ në klub.

22-vjeçari ishte objektiv i klubit madrilen edhe gjatë verës së kaluar por në garën e ashpër që u zhvillua për të, Haaland vendosi në fund që të pranojë ofertën e “Qytetarëve”.

Haaland deri në këtë fazë të sezonit, ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Manchester Cityn ku ka  shënuar 42 gola e ka  dhuruar 5 asistime.

Ai erdhi në Premier League pas një aventure në Bundesligën gjermane me Borussia Dortmund, për shumën e 60 milionë eurove.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.