
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar se në lagjen “Dardania” në Prishtinë është demoluar një pritore e autobusëve urban, raporton Gazeta10.
Kësaj pritoreje i është thyer xhami teksa ajo është në atë gjendje qe një kohë.
Një nga qytetarët që ka folur për këtë problem ka thënë se këto janë pritore të reja por se duhet të mbikqyren më mirë.

“Sigurisht se duhet me qenë më mirë. I kanë ndërtuar si të reja por pak të vogla. Në përgjithësi duhet me qenë më mirë. Kjo varet nga trafiku urban apo nga komuna kushdo që i mbikqyrë”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se këto xhama janë thyer nga dikush dhe se komuna duhet ta ketë ndonjë person që merret më këto punë.
“Xhamat i ka pasur pritorja por sigurisht se i ka thyer dikush. Duhet me pasë komuna ndonjë person që i përcjellë këto punë”, ka shtuar më tej ai. /Gazeta10