
Të enjten ka filluar cikli kualifikues për kampionatin europian “EURO 2024”, ku u zhvilluan disa ndeshje mjaft interesante.
Anglia ka arritur fitore kundër Italisë me rezultat të ngushtë 2-1.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Stadion Diego Armando Maradona”, Anglia kaloi në epërsi pas 13 minutave lojë, golashënues ishte Declan Rice.
Në fund të pjesës së parë, “Tre Luanët” e dyfishuan avantazhin me anë të Harry Kanë, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë, “Azzurët” arritën të ngushtonin rezultatin në 1-2, me golin e shënuar nga sulmuesi Mateo Retegui.
Italia deri në fund të ndeshjes u mundua që të barazoj rezultatin, por që nuk arritën t’i konkretizonin raste që kishin dhe e nisën me disfatë kampanjën kualifikuese për Europian.
Në anën tjetër, Portugalia ka arritur një fitore të lehtë kundër Lihtenshtajit me rezultat 4-0.
Portugezër kaluan në epërsi qysh në minutën e tetë me golin e shënuar nga Joao Cancelo.
Me të filluar pjesa e dytë, Portugalia shënoi edhe golin e dytë me anë të mesfushorit Bernardo Silva.
Cristiano Ronaldo me dy gola të tjera shënoi për epilogun përfundimtar të ndeshjes, Portugali – Lihtenshtajn 4-0.
Rezultatet nga ndeshjet tjera që u zhvilluan sot në kualifikime janë: Maqedonia – Malta 2-1, Danimarka – Finlanda 3-1, San Marino – Iralanda Veriore 0-2, Bosnja Hecergovina – Islanda 3-0, Sllovaki – Luksemburgu 0-0, Kazakistani – Sllovenia 1-2.