Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kreu i FFK-së në burg, kombëtarja udhëton drejt Izraelit (Video)

Gazeta10
24 March 2023 - 10:09

Në mëngjesin e së premtes, kombëtarja e Kosovës është nisur drejt Izraelit, ku do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për “EURO 2024”.

Kosova udhëton për në kontinentin aziatik me gjithë fondin e lojtarëve, të cilët ishin të ftuar nga Alain Giresse.

Me dëshirë dhe besim të palëkundur, ata shpresojnë të shkëlqejnë në fushë dhe të arrijnë fitore të madhe. Le të mbështesim fuqishëm kombëtaren tonë në këtë cikël kualifikues”, thuhet në njoftimin e dhënë nga FFK para nisjes.

Ballafaqimi ndërmjet Izraelit dhe Kosovës do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00, ndërsa pjesë e këtij grupi janë edhe Romania, Zvicra, Bjellorusia dhe Andorra.

Në pamjet e shpërndara nga FFK, futbollistët duken të disponuar megjithë ngjarjet e fundit që goditën shtëpinë më të madhe të futobllit në vend, FFK me rastin e arrestimit të kryetarit Agim Ademi.

Kosova luan përsëri vetëm tri ditë më vonë, ku në “Fadil Vokrri” pret kombëtaren e Andorrës.

Ndërsa, ndeshjen e kthimit ndaj Izraelit, Kosova e luan si vendas më 15 tetor të këtij viti. 

Kjo është vetëm hera e dytë që “Dardanët” luajnë për kualifikime të kampionatit evropian, me herën e parë gjatë viteve 2018-2019, kur përfunduan në vendin e tretë në grup pas Anglisë dhe Republikës Çeke.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.