
Ndeshjet e ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 vazhduan edhe sot, ku kishim rezultate tejet interesante përgjatë grupeve A, D dhe I.
Në grupin A, Spanja e mposhti Norvegjinë 3:0, njëjtë sikurse Skocia që e mposhti 3:0 Qipron.
Në Grupin D, Armenia pësoi humbje nga Turqia me shifrat 2:1, kurse Kroacia barazoi 1:1 me Kombëtaren e Uellsit.
Ndërkaq në Grupin I, Kosova barazoi si mysafire 1:1 me Izraelin, kurse Rumania e Zvicra regjistruan fitore.
Zvicra e shkatërroi Bjellorusinë 5:0, kurse Rumania e mposhti me rezultat solid 2:0 Kombëtaren e Andorrës.
Pas këtyre rezultateve në Grupin I (ku gjendet edhe Kosova) kështu duket tabela:
