Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi kujton civilët e vrarë të Krushës së Madhe: Është plagë që i dhemb tërë Kosovës

Gazeta10
26 March 2023 - 12:20

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar civilët e vrarë të Krushës së Madhe duke thënë se është plagë që i dhemb tërë Kosovës, shkruan Gazeta10.

“25, 26 e 27 marsi 1999 ishin ditët më të trishta për banorët e Krushës së Madhe. 24 vite më parë forcat serbe vranë e masakruan 243 civilë të pafajshëm të këtij fshati. Mungesa e vënies së drejtësisë për viktimat e kësaj masakre, është plaga që dhemb aq shumë, jo vetëm për familjarët e tyre, por për tërë Kosovën.”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.

Por, Krasniqi i sheh si shembull të mosdorëzimit gratë e Krushës të cilat gjetën forcën e u ringrihen për të punuar me shumë dashuri për vendin.

“Megjithatë, gratë e Krushës së Madhe, përkundër që humbën më të dashurit e tyre, gjetën forcën të ringrihen me punë e dashuri për vendin, duke u bërë shembull i mosdorëzimit. Lavdi për të rënët e Krushës së Madhe!”, shkroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.