Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdekje e dyshimtë në Podujevë, Policia jep detaje

Gazeta10
26 March 2023 - 20:11

Një person ka humbur jetën sot në fshatin Dumnicë të Podujevës. Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se vdekja e tij është konstatuar pas daljes në vendin e ngjarjes të Policisë dhe ekipit mjekësor.

Ajo ka shtuar se rasti është duke u hetuar në koordinim me prokurorin e shtetit.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Aktualisht zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.