
Makina e personave që dyshohet se qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të ambienteve të Top Channel dhe vranë rojen e sigurisë, është gjetur e djegur në Golem, ndërsa brenda saj janë gjetur 2 armë zjarri.
Mjeti është sekuestruar dhe është dërguar në laboratorin e kriminalistikës. Ekspertët do ta ekzaminojnë dhe gjurmët e gjetura në të mund të çojnë në identifikimin e autorëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të ambienteve të TopChannel, pranë shtëpisë së Big Brother VIP.
Plumbat kapën rojen e sigurisë, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend, shkruan Abc news.
Ekspertët do ta ekzaminojnë dhe gjurmët e gjetura në të mund të çojnë në identifikimin e autorëve.