
Kombëtarja Shqiptare sonte do të fillojë kampanjën kualifikuese për kampionatin europian “EURO 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
“Kuqezinjët” ndeshjen e parë kualfikuese do ta luajnë kundër Polonisë në Varshavë.
Kjo ndeshje do të jetë e para e Shqipërisë nën udhërat e trajnerit brazilian, Sylvinho.
Kombëtarja Shqiptare ishte përballur me Poloninë dy herë gjatë vitit të kaluar, ku ishte mposhtur në të dy rastet, 1-4 në Varshavë, ndërsa 0-1 në “Air Albania”.
Të gjithë futbollistët e ftuar nga Sylvinho për këtë grumbullim janë në gjendje të mirë fizike dhe të gatshëm për këtë ballafaqim.
Në anën tjetër, Polonia e ka nisur me humbje ciklin kualfikues për EURO 2024, ku u mposht nga Çekia ditë më parë me rezultat 3-1.
Kjo përballje luhet në stadiumin nacional të Varshavës me fillim nga ora 20:45.
Shqipëria gjendet në grupin E të kualifikimeve, së bashku me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.