Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jalen Tate shpallet “MVP” i xhiros së 27-të në elitën e basketbollit

Gazeta10
27 March 2023 - 16:22

Basketbollisti i Pejës, Jalen Tate është shpallur “MVP” i xhiros së 27-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Tate kishte pasur një paraqitje fantastike ndaj Bashkimit dhe ishte njëri nga lojtarët më meritorë që “Verdhezinjët” arritën fitoren e radhës në Superligë.

Në ndeshjen kundër Bashkimit, basketbollisti amerikan arriti të realizojë 23 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.

Federata e Basketbollit të Kosovës po ashtu ka publikuar edhe formacionin e javës në elitën e basketbollit kosovar.

Top 5-shja përbëhet nga dyshja e Vëllaznimit, Damonte Dodd e Jordan Harris,

Jalen Tate i Pejës, Drilon Hajrizi i Trepçës dhe Nate Grimes i Prishtinës. Në xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll, Trepça fitoi derbin ndaj Yllit, Prishtina mposhti në shtëpi Rahovecin, Peja triumfoi në “Karagaç” kundër Bashkimit dhe Vëllaznimi siguroi “Play-Offin” pas fitores kundër Ponte Prizrenit

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.