Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tottenhami nxjerr në shitje Richarlisonin

Gazeta10
27 March 2023 - 17:03

Sulmuesi i Brazilit, Richarlison do të largohet pas vetëm një sezoni nga skuadra e Tottenhamit.

Mediumi anglez, “Sky Sports” ka raportuar të hënën se drejtuesit e Tottenhamit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Richarlisonin.

Bëhet e ditur se ata nuk janë të kënaqur me brazilianin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij, ndonëse u transferua me bujë të madhe.

Ai iu bashkua Tottenhamit verën e shkuar nga Evertoni për 58 milionë euro, ndërsa ka shënuar vetëm dy gola në të gjitha garat.

Për të lënë të lirë Richarlisonin, ekipi nga Londra po kërkon të paktën 60 milionë euro. 25-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2027.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.