Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq takon Hill-in, thotë se tensionet në Kosovë ekzistojnë

Gazeta10
23 August 2022 - 14:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ambsadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, e ku ka konstatuar se në Kosova ka tensione, raporton Gazeta10.

Vuçiq ka thënë se është e rëndësishme që Prishtina t’i përmbahet marrëveshjes që FSK të mos shkojë në veri pa miratimin e NATO-së.

Ai po ashtu ka thënë se FSK s’mund të shkojë në veri pa miratimin e kryetarëve të katër komunave ku jetojnë serbët.

“Duke theksuar tensionet që ekzistojnë në Kosovë, presidenti Vuçiq tha se është e rëndësishme që Prishtina t’i përmbahet marrëveshjes që Forcat Speciale të Kosovës mund të lëvizin në veri vetëm me pëlqimin e NATO-s dhe kryetarëve të katër komunave ku jetojnë serbët”, thuhet në deklaratën e presidencës serbe.

Përndryshe, këto ditë Beogradin do ta vizitojnë përfaqësuesi special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.