Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmi ndaj Top-Channel, gazetarja Bino: Ndjesi e hidhur, drithëruese e frikësuese

Gazeta10
27 March 2023 - 23:39

Blerjana Bino nga Safe Journalists ka deklaruar në Prime Time se reagimi i institucioneve të sigurisë pas sulmit nga televizionit shqiptar Top-Channel, ka qenë i menjëhershëm.

Ajo tha se në kuadër të orgaizatës kanë kërkuar të bëhet një investigim transparent të koordinuar.

Sulmin ndaj Top-Channel, Bino e ka cilësuar sulm të përmasave të mëdha, për çka edhe ka kërkuar reagim të menjëhershëm dhe hetim i shpejt në zbardhjen e rastit, shkruan Gazeta10.

“Policia e Shtetit deri më tani është bërë publike se kanë filluar të kërkojnë edhe në qarkun e Vlorës, dhe ka arritur t’i shoqërojë në stacion dy persona të dyshuar që mund të kenë bëjnë me ngjarjen. Situata në Shqipëri ka ardhur në përkeqësim, ashtu sic kanë treguar raportet ndërkombëtare. Është ndjesi e hidhur, drithëruese e frikësuese”, tha Bino.

Ajo ka përmendur edhe disa përplasje të drejtëpërdrejta të Qeverisë me mediat në Shqipëri, teksa ka shtuar se pronarët e disa mediave janë sulmuar nga ekzekutivi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.