
Në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë është gjetur një trup i pajetë. Policia e Kosovës ka nisur hetimin për këtë rast, raporton Gazeta10.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
”Rrreth orës 11:00, Policia ka pranuar informatën për gjetjen e një trupi të pajetë në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë. Trupi i pajetë deri me tani i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore i moshës së shtyer. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e tyre.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.